MENU
klinika

“Thumb” për nënat e showbizz-it?

Arbenita Ismajli tregon pse nuk i hap të bijës Instagram

30.10.2021 - 07:36

Në muajin prill të këtij viti, modelja Arbenita Ismajli dhe reperi Fero u bënë prindër për herë të parë. Ajo solli në jetë vogëlushen Nina, portretin e së cilës e zbuluan që në ditët e para në rrjetet sociale, dhe shpesh postojnë foto e video nga përditshmëria.

Por pse nuk i ka hapur një llogari të vetën vogëlushes, ashtu siç bëjnë zakonisht nënat e reja? Këtë pyetje ia kanë bërë ndjekësit Arbenitës, në një mini-intervistë në Instagram, e ajo u përgjigj duke dhënë arsyen.

 “Ende nuk është e rritur mirë dhe edukuar për këtë gjë. Instagrami ka anët pozitive po edhe negative. Mendoj se i takon asaj kjo zgjedhje dhe jo mua”, është përgjigjur Arbenita.

Në fakt duket më shumë si ‘thumb’ për nënat e reja të showbizz-it, që ndjekin tanimë ‘trendin’ e hapjes së llogarive personale të bebushëve në Instagram.

Personazhe të shumtë që janë bërë prindër së fundmi, kanë vepruar kështu duke nisur nga Ledri Vula dhe Sara Hoxha, Mozzik dhe Loredana, Tuna, Elita Rudi dhe Gjiko e shumë të tjerë. Megjithatë, secili prind në fund të ditës, gjykon vetë se ç’është më e mira ose jo për fëmijën e vet…