MENU
klinika

Tentuan të kalojnë kufirin me viza turistike gjermane

Arrestohen në portin e Durrësit 4 të huaj!

25.10.2021 - 14:30

Katër persona janë arrestuar në Portin e Durrësit pasi tentuan të kalojnë ilegalisht kufirin përmes dokumenteve të falsifikuara.

Gjithashtu policia ka vendosur dhe një person tjetër nën hetim. Në pranga kanë rënë shtetasi gjerman A.H., një 58-vjeçar palestinez me iniciale A.A., dhe dy shtetas sirianë me iniciale M.H. 33 vjeç dhe M.K. 46 vjeç për veprat penale falsifikim i pasaportave.

Nën hetim është vendosur shtetësja siriane me iniciale R.F. 37-vjeçe e akuzuar po për të njëjtën vepër penale.

Këta shtetas kanë tentuar të kalojnë kufirin duke përdorur viza turistike gjermane të dyshuara të falsifikuara, me anë të ndihmës së shtetasit A. H., përmes portit të Durrësit në dalje të Shqipërisë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Pritësi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kalimit të paligjshëm të kufirit dhe falsifikimit të dokumenteve.

Operacioni i zhvilluar nga Policia Kufitare në Portin e Durrësit, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës.

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër. Sekuestrohen viza turistike të dyshuara të falsifikuara.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të falsifikimit të dokumenteve dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, si rezultat dhe i masave të shtuara, shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Pritësi”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

H., shtetas gjerman, për veprat penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo i vizave”;

A., 58 vjeç, shtetas palestinez, M. H., 33 vjeç, M. K., 46 vjeç, shtetas sirian, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo i vizave”.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasja R. F., 37 vjeçe, shtetase siriane, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo i vizave”.

Këta shtetas kanë tentuar të kalojnë kufirin duke përdorur viza turistike gjermane të dyshuara të falsifikuara, me anë të ndihmës së shtetasit A. H., në Pikën e Kalimit Kufitar Porti i Durrësit, në dalje të territorit të Republikës së Shqipërisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Anijet e vogla tërhiqen të gjitha në mol

Moti i keq, det i çmendur në Durrës!

Rindërtimi s’ka nisur ende për shumë banesa...

Pas dy vitesh, dhjetëra familje ende në çadra

Rama: 1 miliard lekë më shumë

“Subvencionim i qirasë për tërmetin”

Nuk lejojnë asfaltimin e rrugës

Banorët e lagjes: Punojnë keq dhe përmbytemi