MENU
klinika

Premier League, Java 8

Arsenal shmang humbjen në limite

18.10.2021 - 23:03

Arsenal nuk mposhtet prej 5 ndeshjesh, por nuk arrin as të fitojë. Ndaj Crystal Palace nuk shkon më shumë se një abarazim 2-2. Një pikë që lë Topcinjtë larg zonës evropiane.

Derbi me Crystal Palace nisi në mënyrën më të mirë me golin e shpejtë të Aubameyang, por miqtë londinezë kanë arritur të përmbysin gjithçka në pjesën e dytë, kur fillimisht ka shënuar Benteke dhe më pas blerja e verës, ish-sulmuesi i Celtic, Eduard, që në kundërsulm ka shtangur mbrojtjen dhe portierin e topçinjve.

Gjithsesi, në fundin e ndeshjes, në minutën e pestë shtesë, Lacazatte shmangu humbjen, duke barazuar në 2-2. Një pikë e fituar për nga mënyra se si shkoi ndeshja, pavarësisht se Arsenali ishte favorit.