MENU
klinika

La Liga, Java 8

Atletico fut në krizë totale Barçën, Koeman i shkarkuar…

02.10.2021 - 22:55

Gjashtë ndeshje radhazi, vetëm 1 fitore për Barcelonën. Së fundmi katalanasit u mundën edhe nga Atletico Madrid, që fitoi 2-0 në Ëanda Metropolitano. Një fitore që ngjit të besuarit e Simeones në vend të parët bashkë me Real, por Los Blancos kanë një ndeshje më pak.

Colchoneros e kanë mbyllur pjesën e parë në avantazh falë golave të shënuar nga Lemar dhe Suarez. Mesfushori ka finalizuar në mënyrën e duhur asistin e marrë nga ish-sulmuesi i katalanasve, Luis Suarez, në minutën e 23-të.

Kombinimi Lemar-Suarez ka ndëshkuar Barçën edhe në minutën e 45-të. Këtë herë mesfushori ka dhënë asistin dhe sulmuesi ka shënuar. Me duart nga qielli, Suarez nuk ka festuar, por mesazhi i tij ishte: Fali o Zot, se nuk e dinë cfarë bënë.

Pjesa e dytë pati ritëm të mirë, por Atletico ishte në kontroll të lojës, pavarësisht se nuk mbante shumë topin. Përfundon 2-0 dhe tani pritet vetëm lajmërimi zyrtar i shkarkimit të Koeman nga Barcelona.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN