MENU
klinika

Serie A, Java 9

Autogol dhe gol i Ibras, Milan vuan për 3 pikët

23.10.2021 - 22:44

Milan vuan shumë në Bologna për të marrë tri pikët edhe kur skuadra vendase kishte mbetur me 9 lojtarë. Gjithsesi, në fund kuqezinjtë fitojnë 2-4, duke marrë edhe kreun provizor.

Pjesa e parë është mbyllur në avantazh 2-0 në favor të kuqezinjve. Leao ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 16-të i ndihmuar edhe një nga devijim që ka nxjerrë jashtë loje portierin Skorupski.

Asisti është dhënë nga Zlatan Ibrahimovic (40 vjeç e 20 ditë), i cili është bërë lojtari i dytë që jep një asist në Serinë A në moshën 40 vjeç, i pari ka qenë Francesco Totti (40 vjeç e 145 ditë kundër Torino-s në 2017-ës).

Katër minuta më pas bëhet më e lehtë për miqtë, pasi Soumaoro i Bologna-s del me karton të kuq. Dhe në 35’ vjen goli i dytë për Milanin me autor Calabria. Pjesa e parë mbyllet 0-2 dhe u duk sikur gjithcka u zgjidh.

Por Bologna ka arritur të barazojë 2-2 kundër Milan-it në harkun e 3 minutave. Kuqeblutë kanë ngushtuar diferencat falë një autogoli të Ibrahimovic në minutën e 49-të dhe kanë barazuar në të 52-ën me Barroë.

Në të 58-ën ka ardhur kartoni i dytë i kuq për Bologna-n. Arbitri Valeri ka dërguar në dhomat e zhveshjes Sorinao-n pas një ndërhyrje të rrezikshme ndaj Toure. Milan vuan shumë për të gjetur golin e fitores.

Bennacer në 84’ arrin të shënojë dhe clirojë të tijtë. Milan duket se është mësuar të vuajë për të siguruar 3 pikët. Në fund, ka vend edhe për Ibrahimovic, që gjen golin e katërt dhe të sigurisë, duke shlyer pak e a shumë gabimin që shënoi në portën e tij.