MENU
klinika

Historia prekëse

Babai dëgjon ndeshjet pranë varrit të të birit

28.10.2021 - 15:23

Një histori vërtet prekëse. Nahuel Pérez, tifoz 19-vjeçar argjentinas, humbi jetën për shkak të një aksidenti automobilistik më 9 qershor 2016. Megjithatë, ka nga ata që vazhdojnë ta kujtojnë me mall në prehjen e tij të përjetshme, dhe me një nga pasionet e tij më të mëdha: futbollin.

Në lule të rinisë, ai po udhëtonte me disa miq për të mbështetur San Martín de Tucumán në ndeshjen kundër Libertad de Sunchales, e vlefshme për kategorinë e dytë argjentinase. Megjithatë, një përplasje me një kamion përfundoi duke iu marrë atyre jetën.

Pesë vite pas largimit nga kjo botë, babai i tij shkonte rregullisht në vendin ku është varrosur për t’i bërë shoqëri, gjithashtu për t’i sjellë përmes një radioje kronikën e lojës së ekipit të zemrës, San Martín. Babai u fiksua duke e kryer këtë veprim nga Yahis Marianela, ndërsa fotoja e shpërndarë në rrjetet sociale u bë “virale” menjëherë.

“Një baba duke dëgjuar kronikën e ndeshjes së San Martin pranë varrit të djalit të tij, një djalë që humbi jetën në aksident rrugor, duke ndjekur ekipin e zemrës”, – shkruhet në statusin që shoqëron foton e një historie vërtet shumë prekëse