MENU
klinika

Merr "frymë" Koeman

Barça rikthehet te fitorja, Coutinho te goli, Aguero në fushë

17.10.2021 - 23:44

Barcelona rikthehet te fitorja, Aguero në fushë, edhe pse minutat e fundit…Ronald Koeman vazhdon të mbijetojë në pankinën e Barcelonës, sidomos pas një fitoreje shumë të rëndësishme të skuadrës së tij 3-1 me përmbysje ndaj Valencias në “Camp Nou”.

Tifozëria vendase priste një reagim nga ekipi, por në fakt goli i parë ishte i miqve, me një predhë të Gaya që përfundoi në trekëndësh dhe i dha avantazhin Valencias, pavarësisht devijimit të Ter Stegen.

Për të kthyer entuziazmin në skuadër mendoi Ansu Fati, i cili me një kombinim të bukur me Depay, që kujtonte shumë shpërthimet e Messit, barazoi rezultatin me një gjuajtje në hyrje të zonës.

Para pushimit të ndeshjes, ai fitoi penallti dhe Depay nuk gaboi nga pika e bardhë, duke dërguar sferën në rrjetë për të kaluar të tijtë në avantazh.

Ansu Fati ishte protagonist edhe në pjesën e dytë me aksione mbresëlënëse, ndërsa Soler nga ana tjetër goditi shtyllën. Vulën sfidës ia vendosi Coutinho, me golin e tij në minutën e 85-të, duke kaluar Cillesen për të siguruar fitoren 3-1 të ekipit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN