MENU
klinika

Champions League, ndeshjet e treta në grupe

Barcelona gjen fitoren e parë dhe shpreson

20.10.2021 - 20:44

Barcelona ka arritur të marrë fitoren e parë në fazën me grupe të Champions League Katalanasit kanë mundur 1-0 në shtëpi Dinamon e Kievit në javën e tretë të Grupit E.

Goli që ka vendosur ndeshjen është realizuar në minutën e 36-të nga Gerard Pique. Ky ka qenë goli i parë për Barcelona-n në këtë sezon të Champions-it dhe ka ardhur pas 200 minutash pa asnjë gjuajtje në portë nga ana e skuadrës së Koeman.

Në moshën 34 vjeç e 260 ditë, Pique është bërë lojtari më i vjetër që shënon për Barçën në Champions League. Një sukses që zgjat edhe aventurën e Koeman në krye të stolit blaugrana.

Ndeshja tjetër e orës 18:45, Salzburg-Wolfsburg, është fituar 3-1 nga vendasit. Adeyemi (3′) dhe Okafor (65′, 77′) kanë shënuar për austriakët. Nmecha (15′) ka qenë autori i golit për gjermanët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Champions League, ndeshjet e treta në grupe

City me “5 yje”, Sportingu bind në Stamboll