MENU
klinika

"Moment kritik"

Bardhi: Të ngrihet Komision Hetimor për të verifikuar shpenzimet e OSHEE

28.10.2021 - 16:56

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka kërkuar ngritjen e një komisioni për të hetuar shpenzimet e OSHEE.

“235 milion euro janë dhënë në procedura pa garë. Kërkesa ime do të ishte që ne si Kuvend të ngrinim një komision të posaçëm për të hetuar këtë kompani sesi i shpenzon paratë e shqiptarëve”, tha Bardhi.

Ai deklaroi se ky është një moment kritik për energjetikën sepse OSHEE është kthyer në një bankomat personal të qeverisë.

“Është moment kritik për energjetikën sepse OSHEE e keni kthyer si bankomat personal për interesat tuaja. Shqiptarët janë njohur me histori të dhimbshme kryefamiljarësh që jo vetëm janë futur në burg por edhe kanë vrarë veten. Kjo është seanca e borxhit.

Tre pika ka rendi i ditës. Në dy projektligje i kërkohet kuvendit leje për të marrë borxhe në këtë parajsë ekonomike që na ka siguruar qeverisja e Edi Ramës. Zonja ministre e dini që nën drejtimin e zotërisë që ka 8 vite në OSHEE që është drejtues politik në Durrës, shqiptarët janë vjedhur nga OSHEE si nga asnjë institucion tjetër”, u shpreh Bardhi.

"Një tjetër skandal i madh pritet të dalë në dritë..."

Eksperti Karamuço paralajmëron “furtunë” në Policinë e Shtetit

“Bashkëpunëtorja e Bashës, miqësi me Xhaçkën”

Bardhi tregon prapaskenat: Pse nuk e ka nënshkruar mocionin kundër deputetes

Ja çfarë shkruan revista amerikane!

Planet e dhëndrit të Trump për Deltën e Vjosës

"‘Hodhe gurin e fshehe dorën’, siç bëre pas 21 Janarit"

Djegia e mandateve, Basha i përgjigjet Metës: Ti na nxite!

Nuk do ta besoni sa shënojnë temperaturat

‘Çmendet’ moti/ Vala e të nxehtit godet këtë vend