MENU
klinika

Ndan një mesazh për ndjekësit

Beatrix Ramosaj përkujton babain e ndjerë

11.10.2021 - 10:42

Beatrix Ramosaj sot ka ndarë me ndjekësit përkujtimin e babait të saj të ndjerë.

“Sot 10 Tetor, u bën 12 vjet që kur humba babain tim të dashur. Vazhdo prehu në paqe, Babi! Na mungon shumë! Telefononi babain tuaj dhe thojini se e doni”


“Tregoji gjithmonë njerëzve të dashur sesa i doni sepse jeta ikën shpejt”


Beatrix Ramosaj e kujton shpesh të atin në rrjete sociale si dhe e ka shprehur haptaz lidhjen e ngushtë që ka me mamanë e saj Antigonen. Antigone Ramosaj e mbështet shumë vajzën e saj në karrierën si këngëtare, por edhe si modele.

Kujtojmë se me marrjen e pushtetit nga talebanët në Afganistan, janë mbuluar me bojë posterat e modeleve në sallone bukurie në Kabul, në njërin prej të cilave ishte edhe Beatrix Ramosaj.
Ajo reagoi në lidhje me këtë ngjarje, duke treguar të gjitha përjetimet e saj pasi mësoi për gjithë këtë situatë.

“Shumë njerëz më kanë pyetur si ndihem për fshirjen e fotografisë sime nga vitrinat e Kabulit.
Jam pa fjalë dhe ndihem jashtëzakonisht shumë keq, jo sepse është portreti im, aty mund të ishin me mijëra vajza të tjera shumë të bukura, por sepse mendoj për të gjitha ato gra dhe vajza që tashmë s’kanë më asnjë grimcë lirie dhe mundësi për të shprehur veten.”,- u shpreh ajo ndër të tjera.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vjen reagimi i këngëtares

Beatrix Ramosaj në lidhje me reperin?