MENU
klinika

Pritet me fishekzjarre

Berisha i përlotur nga surprizat në Korçë: Më keni bërë një dhuratë që nuk do e harroj kurrë!

15.10.2021 - 19:08

Ish-kryeministri Sali Berisha është emocionuar shumë nga surprizat që i kanë bërë qytetarët korçarë në ditën e tij të lindjes.

Berisha po zhvillon “Foltoren”në këtë qytet, teksa është pritur me fishekzjarre, ndërkohë që më pas e gjithë salla është ngritur në këmbë për t’i kënduar “Shumë urime për ty”, telksa më pas për të ka ardhur edhe një tortë me qirinj, të cilët i ka fikur ish-kryeministri.

Në momentin që është kënduar himni i Shjqipërisë, Berisha është kapur nga kamerat i emocionuar dhe i përlotur, ndërsa është shprehur se kjo ka qenë një nga dhuratat më të bukura që i kanë bërë dhe që nuk do e harrojë kurrë.

“Më keni bërë sonte një dhuratë që kurrë nuk do ta harroj. Sot pata ditëlindjen më të bukur të jetës time me ju. Ju falenderoj shumë! Kam ardhur për të biseduar me ju për një situatë kritike në të cilën ndodhet Shqipëria”, u shpreh Berisha.