MENU
klinika

“Foltorja” sot do të ndalet në Elbasan

Berisha thirrje demokratëve: Vetëm të bashkuar fitojmë!

08.10.2021 - 11:38

Ish-kryeministri Sali Berisha  ka njoftuar se ditën e sotme në orën 18:00 “Foltorja” do të ndalet në qytetin e Elbasanit. Përmes një postimi në rrjetet sociale Berisha u bën thirrje të gjithë demokratëve të këtij qyteti që të marrin pjesë, pasi vetëm të bashkuar ata do të mund të fitojnë.

“Sot ne ora 18:00 ne Sallen e Theatrit Skampa te Elbasanit mbahet “Foltorja per nje Parti Demokratike me te  bashuar, me te forte, me te hapur. Interes i jashtzakonshem. Ftoj demokratet dhe demokratët e Elbasanit te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme! Rrofte Elbasani! Sb”, shkruan Berisha.