Ata janë të famshëm dhe shumë të dashuruar. Ribashkimi i Jennifer Lopez dhe Ben Affleck pas afro 20 vitesh ka qenë fokus i paparacëve gjatë muajve të fundit. Dyshja e famshme jetojnë në një vilë po aq mbresëlënëse sa dashuria e tyre, e cila ndodhet në Miami.
Streha e të dashuruarve është një banesë dykatëshe e stilit modern mesdhetar, e ndërtuar në një zonë të gjelbër prej 8,300 metra katrorë me palma gjigante. Një ndër pikat kryesore është zona private që lejon mysafirët që vijnë nga deti të ankorojnë varkat e tyre.
Rezidenca me 11 dhoma gjumi dhe 12 banjo është rinovuar plotësisht që nga viti 2015 dhe vlerësohet rreth 18.9 milion dollarë. Çifti i famshëm paguan 130,000 dollarë qira në muaj. Në fakt, kjo shtëpi ishte zgjedhur nga Lopez si një strehë personale pas ndarjes së saj nga Alex Rodriguez.
Pjesa më e mirë e shtëpisë është tarraca, e cila përveç pamjes mbresëlënëse të gjirit idilik Biscay, është e pajisur me një pishinë të madhe, xhakuzi dhe banjë, të dizajnuara posaçërisht për momente romantike nën yje ose për festa të paharrueshme me të famshëm.
Sigurisht, brenda ka dhe një palestër me të gjitha komoditetet. Me pak fjalë, mjedisi është po aq përrallor sa dashuria e dy yjeve të famshëm.