MENU
klinika

Sulmuesi kuqezi

Broja gjen golin e parë në Premier League

16.10.2021 - 17:28

Pas golave në kupën e Anglisë dhe me Shqipërinë, sulmuesi Armando Broja shënon edhe në Premier League me Sothampton. Ai startoi nga minuta e pare në sfidën ndaj Leeds, duke debutuar për herë të parë si titullar në kampionat.

Në minutën e 34-t, Broja u bë protagonist duke dribluar plot 3 futbollistë, por gjuajtja e tij me të majtën u prit nga portieri i Leeds. Spektakël i dhuruar nga Broja që për pak sa nuk gjeti golin e parë.

Por goli do të vinte në pjesën e dytë. Në 53’, Broja përballë portierit nuk mund të gabonte. Meritë ka Redmond, që e nxorri të vetëm dhe sulmuesi shqiptar finalizoi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN