MENU
klinika

Kualifikueset e Botërorit 2022

Broja i jep fitoren Shqipërisë, Botërori afër

09.10.2021 - 22:45

Një tjetër fitore historike e Kombëtares shqiptare. Kësaj here kuqezinjtë fitojnë në Budapest 1-0 ndaj Hungarisë, duke mbajtur gjallë ëndrrën për një vend në play-off të Botërorit 2022.

Shqipëria e nisi mirë ndeshjen, duke ushtruar presion, por gjithsesi, munguan gjuajtjet drejt portës hungareze. Rasti më i mirë ishte në minutën e nëntë, ku Bare tenton vetë, pavarësisht se në të dy krahët mund të pasonte, ose te Cikalleshi ose tek Uzuni.

Minuta e 27-të sjell panik te kuqezinjtë. Berisha, Gjimshiti dhe Ismajli përplasen brenda zonës. Gjimshiti largohet me barrelë dhe humbet sfidën. Një dëmtim në dorë për mbrojtësin shqiptar, që zëvendësohet nga Veseli.

Shqipëria shfaqet më agresive, por mungon diçka në 20 metrat e fundit. Uzuni shpërthen dhe humb një rast të artë në fundin e pjesës së parë, por më parë ka pozicion jashtë loje. Mbyllet pa gola e para, ndërsa e dyta nis me një zëvendësim për kuqezinjtë, del Çekiçi dhe futet Bajrami.

Në 65’ Uzuni humb një rast të mirë. Vetëm një minuta më pas, del nga loja Uzuni dhe Cikalleshi dhe në fushë hyjnë Manaj dhe Broja. Në minutën e 74’ na shpëton shtylla. Për të ardhur në minutën e 80-të, kur Broja me një diagonale gjen cepin e portës. Dy gola në historinë e Kombëtares shqiptare ndaj Hungarisë, të dy i shënon Armando Broja. Mbyllet 0-1!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kualifikueset e Botërorit 2022

Suedia, shumë e fortë për Kosovën


Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore

Do t’i propozohen për votim Konventës Kombëtare

EMRAT/ Partia e Lirisë miraton listën me anëtarët e Kryesisë