MENU
klinika

Probiotikët

Burimet natyrale të këtyre baktereve të vyera për shëndetin

23.10.2021 - 13:51

Produktet e pasura me probiotikë që blejmë në treg, na sigurojnë baktere të mira në zorrët tona vetëm përkohësisht. Por si t’i kemi vazhdimisht ato në sistemin tonë tretës? Duke marrë suplemente probiotikësh vazhdimisht ose duke integruar në dietën tonë ushqime të ndryshme me probiotikë.

Ku t’i gjejmë këto të fundit? Lexoni pak më poshtë…

Arrat

Ato përmbajnë fibra dhe përbërës të tjerë probiotikë që suportojnë rritjen e baktereve të shëndetshme të zorrëve. Konsumimi i tyre ndihmon për të prodhuar më shumë lactobacillus, i cili ndihmon në largimin e baktereve të këqija dhe promovon rritje ne baktereve të mira në zorrë. Një studim i vitit 2018 ka treguar se tek personat që kanë ngrënë gjysmë kupe arra për 8 javë është rritur prodhimi i baktereve që reduktojnë inflamacionit dhe promovojnë shëndetin e zorrës së trashë.

Çokollata e zezë

Çokollata e zezë është një burim i shkëlqyer i polifenoleve, antioksidantë probiotikë të cilët promovojnë zhvillimin e dy tipeve të baktereve të zorrëve (lactobacillus dhe bifidobacetia). Nëse shtoni pak kakao të hidhur pluhur në qumështin tuaj të mëngjesit, ose nëse zgjidhni një çokollatë me 70% kakao, ju promovoni një shëndet të mirë të zorrëve tuaja.

Qepët

Qepët janë një burim natyral i shkëlqyer i probiotikut inulin, i cili ndihmon trupin tuaj të prodhojë inulin i cili mbron zorrën e trashë dhe përmirëson shëndetin e zemrës duke ulur nivelet e kolesterolit të keq dhe trigilicerideve (yndyrna në gjak). Qepët gjithashtu përmbajnë kuercetinë, e cila parandalon kancerin.

Tërshëra

Tërshëra është përgjegjëse për prodhimin e një lloj probiotiku që trupi nuk e shpërbën dot. Ai ka veti fermentuese dhe ndihmon në prodhimin e përbërësve që kanë efekt laksativ dhe mbrojnë zorrën tuaj të trashë nga kanceri. Gjithashtu ky probiotik ndihmon në zvogëlimin e sheqerit dhe kolesterolit në gjak.

Thjerrëzat e kuqe

Thjerrëzat prodhojnë dy herë më shumë nga lloji i probiotikut për të cilën folëm në rastin e tërshërës. Ato gatuhen për 15 minuta dhe për një vakt top të shëndetshëm, shoqërojini me curry pluhur dhe jogurt grek pa yndyrë.

Misri

Përveç probiotikut për të cilën folëm në rastin e tërshërës dhe thjerrëzave, misri gjithashtu përmban zeaxanthin and luteinë- fitonutrientë që sigurojnë një shëndet të mirë edhe për sytë. Përdoreni misrin në rizoto, sallata, etj.

Preshtë

Një tjetër burim i mirë për të prodhuar probiotikun inulin, janë preshtë të cilët kanë treguar gjithashtu se ndihmojnë edhe në parandalimin e kancerit të gjirit, stomakut dhe gastrik. Kanë shumë pak kalori dhe janë shumë të shijshëm nëse i piqni me trumëz dhe i servirni me uthull balsamike  e sallatë perimesh me gjethe jeshile.

Mollët

Të pasura me probiotikun pektinë, mollët ndihmojnë në shëndetin e përgjithshëm të zorrëve duke mbështetur një diversitet bakteresh të shëndetshme. Ndihmojnë të kontrolloni peshën pasi janë të pasura në fibër dhe ujë, pa i hequr asgjë dietës suaj.