MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë duhet të bëjmë për thonjtë e dobët?

29.10.2021 - 10:45

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Çfarë duhet të bëjmë për thonjtë e dobët?

Mjeku: Sa frustruese është të të thyhen thonjtë pikërisht kur këta të fundit kanë arritur atë gjatësi ideale për t’i lyer apo për t’i bërë tek estetistja? Thonjtë e dobët, thyerja e tyre mund të jenë shenjë e një problemi shëndetësor apo mangësie vitaminash (lexoni këtu) por nëse ju nuk vuani nga asnjë nga problemet për të cilat është shkruar në artikullin e mësipërm, duhet të dini se përmes disa trukeve në kushte shtëpie mund të forconi thonjtë brenda pak javësh.
Vitamina E
Podiatri Carolyn Siegal rekomandon lyerjen e thonjve dhe kutikulave me vitaminë E. Çani kapsulën e kësaj vitamine dhe me vajin e saj lyeni thonjtë. Për të vepruar më mirë, aplikojeni në mbrëmje në mënyrë që mos t’i lani duart deri në mëngjes.

HIdratoni kutikulat !
Vaji i kokosit është jashtëzakonisht hidratues, por këtë produkt duhet ta kombinoni me dyllin e bletës (ose mjaltë). Ngroheni vajin e kokosit në një tigan derisa të shkrihet dhe përziejeni me pak mjaltë.Përziejeni deri sa të arrijë konsistencën që dëshironi e me të lyeni thonjtë e kutikulat !

Manikyri i thonjve ndihmon që thoi të arrijë të ruajë lagështinë natyrale, ndaj nëse deri tani keni menduar se manikyri i dëmton thonjtë, keni gabuar! Megjithatë pastruesin e manikyrit (açetonin) nuk duhet ta përdorni më shumë se një herë në javë ! Kini kujdes gjithashtu me limën e thonjve sepse ju mund të limoni shtresën e parë të thoit duke e dëmtuar atë.
Mbani gjithmonë doreza kur përdorni detergjentë të ndryshëm, kur lani veshje me dorë, apo qoftë edhe enët.
Dizinfektanti i duarve nuk është miku më i mirë i thonjve! Alkooli, edhe pse vret mikrobet, gjithashtu than lëkurën, thonjtë dhe kutikulat.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.