MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë është CAD (sëmundja e arterieve koronare)?

20.10.2021 - 14:28

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Çfarë është CAD (sëmundja e arterieve koronare)?

Mjeku:Sëmundja e arteries koronare, ose CAD, është një gjendje e zemrës që mund të jetë më e zakonshme nga sa mendoni. Më shumë se 370,000 njerëz vdesin nga CAD, sëmundja më e zakonshme e zemrës në SHBA, çdo vit.   Deri në 8.5 milion njerez ne Amerike kane semundje te arterieve periferioke (PAD), dhe rreth 75% e tyre as nuk janë në dijeni për këtë.

E thënë thjesht, CAD është ngurtësimi i arterieve, zakonisht i shkaktuar nga grumbullimi i pllakave, rreth zemrës, dhe ka një numër faktorësh rreziku që kontribuojnë në të. “Presioni i lartë i gjakut, kolesteroli i lartë, diabeti, pirja e duhanit dhe obeziteti janë faktorët kryesorë të rrezikut të modifikueshëm ( te mjekueshem) dhe faktorët e rrezikut që nuk mund t’i kontrolloni (nuk mjekohen) përfshijnë moshën dhe historinë familjare,” thotë Dr. Sanjum Sethi, një kardiolog në Qendrën Mjekësore të Universitetit Columbia.

Sëmundja e arteries periferike (PAD) ndodh kur arteriet larg nga zemra, përfshirë ato që japin gjak në krahë dhe këmbë, ngurtësohen në mënyrë të ngjashme me CAD, dhe ekziston një korrelacion i fortë mes të dyjave. “Kur dikush është në rrezik për depozitimin e pllakave, ata depozitojnë pllaka në më shumë se një zonë të trupit. Shumë shpesh, nëse keni CAD, jeni në rrezik të shtuar për të pasur edhe PAD. ”

Në njerëzit me CAD ose PAD, kolesteroli, qelizat e bardha të gjakut dhe substanca të tjera grumbullohen brenda mureve të arterieve të dëmtuara, duke formuar nje pllakë. Eshtë e ngjashme me llumin brenda tubave. Siç mund ta imagjinoni, kjo e bën të vështirë që gjaku të udhëtojë nëpër këto arterie, duke zvogëluar rrjedhjen thelbësore të gjakut në zemër. Në CAD, kjo mund të shkaktojë simptoma si dhimbje gjoksi, gulçim dhe madje edhe mpiksje gjaku. “Kur flas me pacientët, thote Dr. Seth, jam shumë i interesuar se sa aktivitete funksionale janë në gjendje të bëjnë, të tilla si ecja përreth dhe aktivitete të tjera të përditshme, pa u lodhur ose pa u sforcuar . Kjo është e rëndësishme në sensin e të kuptuarit nëse ata kanë [sëmundjen] dhe sa e rëndësishme është ajo.

Faktorët e rrezikut të CAD dhe PAD përfshijnë: Duhani, diabeti,  kolesterol i lartë, presion i lartë i gjakut, hisoria e familjarëve për sëmundje të zemrës.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim