MENU
klinika

Premier League, Java 8

Chelsea cinik, mjafton një gol për të mbajtur kreun

16.10.2021 - 20:27

Tetë ndeshje, 6 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje. Chelsea nuk është perfekt, por mban kreun e Premier League pas fitores 0-1 në transfertë ndaj Brentford.

Goli që ka zhbllokuar ndeshjen ka ardhur në fundin e pjesës së parë dhe është realizuar nga Chilëell. Mbrojtësi anglez ka shkundur rrjetën me një goditje të bukur me të majtën nga brenda zonës së rreptësisë.

Vendasit tentuan deri në fund të bëjnë dicka dhe për atë që dhanë ndoshta meritonin një pikë. Blutë e Londrës tregohen cinikë, duke marrë tri pikë me vlerë dhe duke menduar për ndeshjen e radhës në Champions.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN