MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Cilat probleme rrisin rrezikun pёr t’u sёmurë rёndё nga gripi?

04.10.2021 - 13:40

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Cilat probleme shёndetёsore rrisin rrezikun pёr t’u sёmurë rёndё nga gripi?

Mjeku:Gripi mund tё pёrkeqёsojё sёmundjen qё ju keni (sёmundjet pulmonare, diabetin, sёmundjet kardiake) dhe si rezultat tё shkaktojë gjendje qё kёrkojnё shtrim nё spital.

Gjithashtu, personat me kёto sёmundje kanё njё sistem imunitar mё tё dobёt si pasojё e sёmundjes qё kanё (HIV, diabet) apo mjekimeve qё marrin (steroidet apo kimioterapia). Kjo e vёshtirёson trajtimin e gripit duke rritur rrezikun pёr komplikime tё sёmundjes si p.sh. pneumonia.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim