MENU
klinika

Të dhënat zyrtare

Covid-19/ Cilat janë grupmoshat më të rrezikuara në Shqipëri?!

16.10.2021 - 18:35

Grupmosha mbi 70 vjeç zë numrin më të madh të vdekjeve nga Covid në Shqipëri në afro dy vite pandemi. Referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë afërsisht 48 % e vdekjeve apo e thënë ndryshe 1,350 viktima nga Covid janë të grupmoshës mbi 70 vjeç.
Në total grupmosha 50-69 vjeç zë 44 % të viktima në Shqipëri. 28 % janë nga 60 në 69 vjeç.
Transmetueshmëria e lartë e virusit dhe mutacioni Delta ka bërë që të preken gjithnjë e më shumë të rinj të pavaksinuar. Nga grupmosha 20-39 vjeç kanë humbur jetën 2 % e totalit të vdekjeve, afërsisht 60 persona.

Sipas ekspertëve skepticizmi i të rinjve për t’u vaksinuar solli edhe një trend në rritje të shtrimeve në spital tek kjo grupmoshë. Prej fillimit të pandemisë në Shqipëri kanë humbur jetën mbi 2800 persona.

Tirana vijon të mbaje numrin më të lartë të viktimave me 1134 te tillë, e ndjekur nga Elbasani me 280, Durrësi me 276 dhe Fieri me 274.

Sipas mjekëve vaksinimi dhe rritja e mbulesës vaksinale në popullatë do të sillte një ndërprerje të zinxhirit të infektimeve si dhe do të krijonte mbrojtje nga format e rënda të sëmundjes.