MENU
klinika

Trajneri i Portugalisë

“CR7 në kombëtare deri 40 vjeç? Nuk jam fallxhor”

01.10.2021 - 19:16

Në shkurt mbush 37 vjeç, por nga ajo që ka deklaruar ai dhe nga fiziku, me siguri Cristiano Ronaldo do të jetë në fushë edhe në moshën 40 vjeçare, madje protagonist me gola.

“Ronaldo do të luajë me kombëtaren deri në moshën 40-vjeçare? Fillimisht duhet që të jemi të dy këtu…”. Me këtë batutë trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, i është përgjigjur zërave se sulmuesi 36-vjeçar dëshiron të luajë ende për një kohë të gjatë me fanellën e përfaqësueses.

“Nuk kam sferën e kristalit për të parë të ardhmen. Ai është i vetmi që mund të përgjigjet, në bazë të asaj se si është fizikisht. Por ai do të marrë një vendim duke parë si është ditë pas dite”, – u përgjigj Santos në konferencën e djeshme për shtyp.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN