MENU
klinika

Champions League, ndeshjet e treta në grupe

CR7 sërish heroi i United, Bayern “makineri”, nuk fal Juve

20.10.2021 - 22:59

Ashtu si ndaj Villarrealit, Cristiano Ronaldo edhe njëherë tjetër tregohet vendimtar për Manchester United, teksa ekipi sonte përmbysi dy gola dhe fitoi 3-2 ndaj Atalantës.

Vendasit anglezë e panë veten në disavantazh të dy golave në pjesën e parë, por në të dytën, Rashford, Maguire dhe Ronaldo bënë që të triumfonin, në një sfidë vërtet spektakolare.

Manchester United merr kryesimin me 6 pikë, clirohet disi edhe Solskjaer Villarreal mposht Young Boys 3-1 në Zvicër dhe barazon Atalantën në vendin e dytë me 4 pikë.

Ndërsa Bayern Munchen tregon edhe njëherë tjetër dominimin në Champions. Bavarezët mposhtën 4-0 Benfica-n në fushën e kësaj të fundit. Deri në minutën e 70-të rezultati ishte 0-0, por më pas vijnë njëri pas tjetrit 4 gola, shumë të bukur për nga mënyra se si u shënuan.

Fillimisht Sane me një goditje dënimi spektakolare, e më pas ishte radha e një autogoli, më vonë Lewandowski dhe Sane sërish do të komletonin pokerin e mbrëmjes. Ky Bayern është makineri, 9 pikë të plota, 12 gola të shënuar dhe asnjë i pësuar.

Juventusit i mjaftoi një gol në San Petersburg ndaj Zenitit. Kulusevski në 86’ shënoi golin e vetëm të takimit, duke bërë që italianët të mbajnë kreun e grupit me pikë të plota. Në këtë grup Chelsea bëri detyrën ndaj Malmo, duke fituar 4-0. Ndeshja e fundit e mbrëmjes Lille-Sevilla përfundoi pa gola.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Champions League, ndeshjet e treta në grupe

Barcelona gjen fitoren e parë dhe shpreson