MENU
klinika

“Vet e lype”

Dafina Zeqiri dhe MC Kresha “plasin bombën”

16.10.2021 - 13:23

Dafina Zeqiri dhe MC Kresha kanë publikuar me videoklip këngën me titull “Vet e lype”.

Kënga është pjesa e albumit të këngëtares Zeqiri, i titulluar “Dafinë Moj”.

Producente është vetë Zeqiri, ndërsa teksti është shkruar nga dy këngëtarët dhe Elineli.

Deri më tani, kjo këngë është pritur shumë mirë nga publiku, pasi për vetëm dy orë ka marrë mbi 60 mijë klikime.