MENU
klinika

Abuzoi me mbesën e mitur në Trikalla

Dënohet me 28 vite burg 50-vjeçari shqiptar në Greqi

24.10.2021 - 11:08

“Sëpata e drejtësisë” ra rëndë dhe padyshim e justifikuar mbi një 50-vjeçar të akuzuar për tentativë për të joshur një të mitur, për abuzim me vajza të mitura, si dhe për marrëdhënie seksuale me një të mitur kundrejt pagesës, shkruajnë mediat greke.

Gjykata e Apelit Larisa dënoi dje një 50-vjeçar shqiptar me 28 vjet burg , i cili në vitin 2013 në Trikalla përdori mjedisin familjar për të kryer akte të turpshme me dy të mitura, mbesa të tij. Në kurriz të vajzës së parë, 6-vjeçares, ai tentoi të vazhdonte me gjeste seksuale, ndërsa i ofroi ta çonte në shtëpi, por me makinën e tij e çoi në fushë dhe tentoi ta puthte.

6-vjeçarja ka reaguar duke bërtitur, ka ngritur zërin dhe 50-vjeçari ka hequr dorë. Kur 6-vjeçarja i ka treguar gjyshes se çfarë ka ndodhur, atëherë– sipas informacioneve të gazetës “Eleftheria” – rezultoi se 50-vjeçari kishte abuzuar sistematikisht me një vajzë tjetër nga i njëjti mjedis familjar.

Për katër vjet, dy-tri herë në javë, nëpër magazina dhe ara, “kënaqte” orekset e tij të sëmura me mbesën e dytë që prej moshës 7-vjeçare deri në moshën 11-vjeçare.
Nënat e vajzave dëshmuan në gjyq pardje, njëra me lot në sy dhe tjetra me gjakftohtësi të tepruar, duke përshkruar atë që përjetuan vajzat e tyre për t’i lënë juristët pa fjalë, duke shkaktuar zemërim tek auditori që po ndiqte në heshtje seancën.

I akuzuari me qetësi, pasi ka pranuar veprimet e tij ndaj 7-vjeçares dhe duke mohuar akuzën ndaj 6-vjeçares, ka kërkuar falje kur kryetari i Gjykatës e ka pyetur: “Një baba i 4 vajzave, si mund ta bësh këtë”. Gjykata e Apelit të Larisës, siç raportohet nga “Eleftheria”, më në fund e shpalli fajtor për tre akuza, duke vendosur një dënim total prej 28 vjetësh (e përllogaritur në 20 vjet) dhe një gjobë prej 36,000 euro dhe 50-vjeçari u dërgua në burg.