MENU
klinika

Para Krishtit

Dëshmi prej shekullit III në Bylis

11.10.2021 - 15:36

        Vijon ekspedita në Parkun Arkeologjik Kombëtar ”Bylis”, nga Instituti i Arkeologjisë të ASA, mbi projektin e Akademisë së Shkencave për aplikimin e metodave gjeofizike në kërkimet arkeologjike.

Ministrja e Kulturës, shprehet se krahas gërmimit arkeologjik po realizohet prospeksioni gjeofizik, si projekt i përbashkët i Akademisë së Shkencave dhe Institutit të Arkeologjisë, nën drejtimin e prof. Neritan Ceka dhe Skënder Mucaj.

“Bylisi gjatë muajit tetor, mirëpret ekspeditën e Institutit të Arkeologjisë të ASA, që punon për të tretin vit me projektin e drejtuar nga Profesor Luan Perzhita dhe Olgita Ceka, në gërmimin e cisternës të qytetit antik Bylis, duke bërë njëkohësisht restaurimet e sitit”, – thekson Margariti.

Siç njofton Akademia e Shkencave, që në ditën e parë të punës u gjet një mbishkrim i shek. III para Krishtit, që përmban emrat e zyrtarëve kryesorë të Bylisit, Prytanin dhe Strategun.

Puna paraprake drejtohet nga prof. Skënder Muçaj dhe sipas arkeologëve, në Bylis priten zbulime të reja të rëndësishme, një projekt kërkimesh me metoda të reja, në bashkëpunim me ekspertë italianë.

Arkeologu Neritan Ceka është shprehur se puna që po bëhet këto ditë në Bylis, pas 4 dekadash po realizohet me një ekip shqiptar, sikur edhe në vitin 1981, kur ishte po Akademia e Shkencave që u mor me gërmimet.

“Pas 40 vitesh po zhvillohen për herë të parë gërmimet vetëm me ekip shqiptar arkeologësh.

Janë bërë dikur në 1981 dhe në atë kohë, para 40 vitesh, është bërë po nga Akademia e Shkencave.

Puna po vijon në parkun e Bylisit dhe ka rëndësi, se është projekt i Akademisë së Shkencave me Institutin e Arkeologjisë (ASA)” – ka vërejtur profesor Ceka, lidhur me kërkimet në Bylisin antik.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit