MENU
klinika

Si t’i jepni zgjidhje problemit pa ilaçe

Dhimbje koke të shpeshta?

20.10.2021 - 10:31

Keni filluar të keni dhimbje të shpeshta koke? Ndonjëherë ju fillon papritur dhe gjendeni të papërgatitur? Ka disa gjëra të vogla që mund të bëni, për t’i dhënë zgjidhje kësaj bezdie të madhe. Mbi të gjitha, rëndësia qendron se për këtë gjë, nuk është e nevojshme të konsumoni ilaçe.

Imagjinoni pak… Të na dhembë koka çdo ditë dhe çdo ditë të pimë ilaçe…

Në vend të kësaj, më mirë bëni diçka tjetër: 

  • Masazhoni butësisht skalpin e kokës me vaj menteje
  • Pini një filxhan çaj me xhinxher
  • Vendosni 1 qese akulli në kokën tuaj
  • Hani 1 frut me shumë lëng (portokall, mandarinë, shegë, dardhë)
  • Pini një filxhan kafe
  • Hani diçka pikante
  • Pini 2 gota ujë

Arsyet përse mund të na dhembë koka janë të shumta. Duke filluar nga problemet shëndetësore që mund të kemi, zhurmat, lodhja, mbingarkesa, uria etj. E rëndësishme është mos ta neglizhojmë, pasi dhimbja e kokës është thjesht një sinjal se diçka nuk po shkon siç duhet me ne.