Zëvendës Kryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, duke folur për mosmarrëveshjet me palën Bullgare dhe rreth gjetjes së një gjuhe të përbashkët thotë se për momentin është shumë e rëndësishme të dimë nëse gjejmë mirëkuptim, duke pasur parasysh datën e zgjedhjeve presidenciale ashtu edhe parlamentare në Bullgari, nëse qeveria e përkohshme mund të japë dritën jeshile, të miratojë kuadrin negociator dhe të mbajë konferencën e parë ndërqeveritare është vendimtare.
Është gjithashtu jashtëzakonisht e rëndësishme një dispozitë e Traktatit të Miqësisë, neni 14, i cili thotë se Traktati nuk mund të prekë të drejtat dhe detyrimet që Shtetet, Palët Kontraktuese, kanë marrë sipas traktateve të tjera ndërkombëtare.
Edhe ne edhe Bullgaria kemi disa të drejta dhe detyrime që i kemi marrë në bazë të konventave të tjera ndërkombëtare dhe që nuk do të thotë ndërhyrje në punët e brendshme. Për shembull, Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe roli ynë si shtet anëtar i Këshillit të Evropës.
Sipas Dimitrov nëse progresi ynë në BE varet nga historianët, atëherë është shumë e vështirë ta quash atë proces evropianizim. Sipas tij, ajo që qeveritë mund të bëjnë është të krijojnë një klimë pozitive, ambient, atmosferë, për mbarëvajtjen e historianëve, në një mënyrë që këto pyetje t’ia lënë shoqërisë, diçka që kanë kaluar shumë vende evropiane.
Politikanët nuk mund t’u thonë historianëve se çfarë të bëjnë dhe çfarë të mos bëjnë. Pra, detyra jonë është një atmosferë pozitive. Problemi në punën e këtij Komisioni është mbi të gjitha ideja se puna e tyre duhet të jetë kusht për përparimin tonë drejt Bashkimit Evropian. Ne duam rezultate nga ai Komisioni për Çështje Historike dhe Arsimore, por është krijuar një atmosferë shantazhi.
Dimitrov, falenderoi të gjithë që angazhohen në zgjidhjen e problemeve dhe rreth filimit të negociatave aderuese. Sipas tij, Sharl Michel dhe presidenti i Komisionit Evropian po tregojnë përkushtim, vullnet dhe angazhim të madh, ku siç thotë, shansi për sukses duhet parë me përfshirjen e drejtuesve të institucioneve evropiane