MENU
klinika

Semi shpërthen në lot

Donaldi rrëfen historinë prekëse të jetës

10.10.2021 - 10:20

Dy konkurrentët e “Big Brother VIP”, aktori i humorit Donald Veshaj dhe Semi Jaupaj kanë zhvilluar provën javore për ditën e sotme.

Me një gotë verë para ata kanë rrëfyer histori të ndryshme nga jeta e tyre, ndërsa ajo e Donaldit ishte mjaft prekëse.

Ai tregoi se në fillim kur ka ardhur në Tiranë nuk ka pasur mundësi të paguajë qiranë dhe pronari e ka nxjerrë nga shtëpia, ndërsa shtoi se njerëzit qeshnin me këtë gjë.

Po ashtu ai u shpreh se këtë histori të mbushur me disa batuta ia tregonte qytetarëve, në show-n ku merrte pjesë dhe ata qeshnin.

“S’kishim paguar qiranë dhe ne bënim show dhe i zoti i shtëpisë na ka nxjerrë nga shpija, dhe njerëzit qeshnin me këtë. Situatën tonë i mbushnim batuta dhe kur mbaronte show të gjithë iknin nëpër makina dhe unë merrja Andin, shokun tim, s’kisha as rroga se i kisha te shpija ku pronari kishte mbyll derën. Të duket vetja si Xhoker”, tha Donaldi.

Nga ky rrëfim i aktorit të humorit, Semi nuk ka rezistuar dot dhe ka shpërthyer menjëherë në lot.

Në fund ata ngritën një dolli për shëndetin dhe jetën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Ishte dashuria ime e parë”

Semi Jaupaj flet për Bojken Lakon


Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain