MENU
klinika

#RallyForHerJustice

Dua Lipa kërkon drejtësi për gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë

21.10.2021 - 11:45

Dua Lipa i është bashkuar thirrjeve për marshim para Konsullatës së Përgjithshme të Serbisë në New York. Përmes një postimi në rrjete sociale, këngëtarja me origjinë shqiptare apeloi për pjesëmarrje në nismën #RallyForHerJustice, për të kërkuar drejtësi për ata që janë dhunuar gjatë luftës në Kosovë.

Iniciativa është ndërmarrë nga deputetja Vafsije Krasniqi Goodman, dhe vetë viktimë e kësaj dhune, e cila prej vitesh është bërë zëri i grave që janë përballur me këtë situatë gjatë luftës. “Bashkojuni Vasfije Krasniqi-Goodman, në #RallyForHerJustice më 28 tetor në New York.

Vasfije është një e mbijetuar dhe aktiviste e të drejtave të njeriut që e ka për mision mbrojtjen e të mbijetuarve në Kosovë dhe në botë duke kërkuar drejtësi për krimet e pandëshkuara gjatë luftës në Kosovë”, ka shkruar Dua në postimin e saj.

Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?