MENU
klinika

''Liria e shtypit''

Dy gazetarë, me Nobel për Paqen 2021

08.10.2021 - 15:37

         Dy gazetarë çmimin Nobelin për Paqe 2021, me motivacionin: “Për përpjekjet në mbrojtje të lirisë së shprehjes, ky një parakusht për demokracinë dhe paqen” bëri me dije komiteti i Nobelit për Paqe, në Norvegji.

Maria Ressa, 58 vjeç, gazetare nga Filipinet, është përballur gjatë karrierës së saj me përndjekje të panumërta politike, përfshirë arrestime nga qeveria e Duertes ndërsa është dënuar me gjashtë vjet burg në një gjyq për shpifje të pretenduara nga një biznesmen. Organizata e saj mediatike në Filipine, Rappler, është sulmuar shpesh nga qeveria e presidentit Rodrigo Duterte, si “spiune e huaj”.

Ressa u nominua për çmimin ”Nobel”, nga udhëheqësi sindikalist norvegjez Jonas Gahr Støre, së bashku me organiztatat ”Reporterë pa Kufi” dhe ”Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve”.

Støre shkroi në letrën e nominimit: “Ajo është njëkohësisht simbol dhe përfaqësuese e mijëra gazetarëve nëpër botë. Nominimi plotëson aspektet kyçe të testamentit të Alfred Nobel në lidhje me promovimin e paqes. Media e lirë dhe e pavarur mund të informojë dhe të ndihmojë për të kufizuar dhe ndaluar zhvillimet që sjellin konflikte të armatosura dhe luftë.”

Dmitry Muratov, 59 vjeç, është gazetar rus që ka drejtuar Novaya Gazeta mes viteve 1995 dhe 2007. Gazeta që ai drejtoi dhe ku vijon të punojë konsiderohet si “gazeta e vetme kritike me ndikim kombëtar në Rusi sot,” sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve.

Berit Reiss-Andersen, kryetarja e Komitetit të Nobelit për Paqe, lavdëroi gazetarët nga Filipinet dhe Rusia duke thënë: “Duke i dhënë Çmimin Nobel për Paqe dy gazetarëve të shkëlqyer dhe shumë guximtarë që kanë dëshmuar arritje në profesionin e tyre ilustron me të vërtetë se çfarë do të thotë të jesh gazetar dhe se si të ushtrosh lirinë e shprehjes edhe nën rrethanat më të vështira”.

Komitetet e Nobelit për paqen dhe letërsinë janë vënë nën kritika të vazhdueshme për përzgjedhjet e tyre në të shkuarën, ku fituesit kanë qenë në përgjithësi meshkuj të bardhë dhe përfaqësues të qytetërimit perëndimor. Nobeli për paqe është kritikuar në veçanti për dështimin për të vepruar në mënyrë domethënëse në rastin e Aung San Suu Kyi, ish-udhëheqëses së Miamarit, e cila fitoi çmimin Nobel për paqe në vitin 1991 por nuk reagoi dhe as nuk e dënoi gjenocidin e kryer nga ushtria e vendit të saj ndaj minorancës Rohingia, një minorancë popullsie myslimane në vendin e dominuar nga hindutë.

Çmimin Nobel për Paqe e kanë fituar deri më sot 17 gra ndërsa Maria Ressa bëhet gruaja e tetëmbëdhjetë që e fiton atë.

Çmimi Nobel për letërsi, i shpallur të enjten, iu dha shkrimtarit Abdulrazak Gurnah. Ai është shkrimtari i dytë me rrënjë afrikane dhe me ngjyrë që fiton këtë çmim. Librat e tij flasin shpesh për periudhën e kolonializmit dhe për jetën e emigrantit në një vend të huaj. Ai vetë ka jetuar në Britaninë e Madhe që nga viti 1960, pavarësisht se ka lindur dhe ka kaluar vitet e para të jetës në Zanzibar, sot Tanzani.

Gjithsej pesë shkrimtarë nga Afrika e kanë fituar këtë çmim: Wole Soyinka nga Nigeria, më 1986, Naguib Mahfouz nga Egjipti, më 1988, Nadine Gordimer më 1991 dhe John Maxwell Coetze më 2003, këta dy të fundit, nga Afrika e Jugut. Doris Lessing, shkrimtare e rritur në Rhodezi, (sot Zimbabve) dhe që ka jetuar në Britaninë e Madhe, fitoi Nobelin më 2007.

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore