MENU
klinika

Modernizimi i ekipeve shqiptare

Dy klube të Superiores blejnë autobusë të rinj

15.10.2021 - 21:22

Dy nga klubet e Kategorisë Superiore kanë prezantuar autobusët e rinj për lëvizjen e futbollistëve. Tirana dhe Kukësi kanë blerë autobusë të rinj, që do të udhëtojnë ekipet në transferta.

Autobusët shikohen të pajisur me emrin dhe logot e klubeve duke e bërë dhe më interesante idenë. Me gjithë këto investime, futbolli shqiptar ka kaluar në një tjetër nivel.

Autobusët e parë modernë në vendin e tonë i blenë Skënderbeu dhe Flamurtari vite më parë, teksa bënë bujë, ndërsa tani shumica e klubeve, madje edhe në Kategorinë Parë lëvizin me autobusë të dedikuar.