MENU
klinika

Ja si parashikohet moti në fundjavë

E diela me masa ajrore nga Poli i Verit, stuhi ere në bregdet

22.10.2021 - 11:01

Sinoptikania e Meteoalb Lajda Porja tha se dita e premte dhe dita e shtunë do të jenë nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të pakta të shiut, ndërkohë që temperaturat do të jenë në vlerat tipike të vjeshtës.

Ndërsa e diela do të dominohet nga masa ajrore të ftohta nga Poli i Veriut duke sjellë temperatura të ulëta në territor si dhe reshje të pakta.

Problematike do të jetë era ku në momente të veçanta pritet deri në 75 km.h.

Kjo do të bëjë që bregdeti të përfshihet nga stuhitë e forta të erës.