MENU
klinika

Si qëndron e vërteta?

Edhe Sara Hoxha bëhet pjesë e industrisë së muzikës?

13.10.2021 - 10:31

Të gjithë e njohim bukuroshen e cila përpos karrierës së saj, tashmë njihet edhe si partnerja e reperit Ledri Vula, bëhet fjalë për Sara Hoxhën.

Duhet ta pranojmë se Sara është bërë shumë e preferuar nga publiku që prej fillimit, me anë të postimit të fotove apo video-ve ku shfaqej krah Vulës duke bërë shaka dhe lojra, e më pas ajo u bë më e dashur për të gjithë me ardhjen në jetë të Poem Blu, një ndër bebushet më të bukura të showbiz-it shqiptar. Ku llogaria e Instagram-it të Sarës është e mbushur me foto e video të familjes apo Poemës, gjithashtu ata i kanë hapur një llogari personale vogëlushes, ku postojnë shumë shpesh.


Por përpos të gjithave, Hoxhën e kemi parë në shumë role, si partnere, mike, nënë, kuzhiniere, por asnjëherë nuk e kishim parë si një këngëtare.

Këtë herë ajo i kaloi të gjitha pritshmëritë pasi ka postuar një InstaStory të një shtëpie muzike, por në postin e rradhës ajo shfaqet me kufje para një mikrofoni, duke kënduar. Në shkrimin e fotos thuhej:

“Duke ndryshuar karrierën e saj, kini vëmendje!”

Jemi kuriozë të dimë se si do të rezultojë e gjitha e nëse këto postime do të dalin të vërteta. Ndoshta mund të kemi dhe një bashkëpunim mes çiftit më të përfolur e të ndjekur në vend, Sara-Ledri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vajza largë botës së televizionit

Ja kush është e dashura e Ledri Vulës