MENU
klinika

Detajet

Ekzekutimi i biznesmenit të njohur në Fier, policia shoqëron 15 persona

24.10.2021 - 11:53

Detaje të reja janë zbardhur nga ekzekutimi i biznesmenit 57-vjeçar, Demir Backa në Fier mbrëmjen e djeshme.

57-vjeçari u qëllua për vdekje në afërsi të ish-QTU nga persona ende të paidentifikuar. Mendohet se dy autorë iu afruan të ndjerit me një makinë tip “Benz” dhe e qëlluan me breshëri kallashnikovi.

Mësohet se 15 persona janë shoqëruar në polici për ngjarjen e mbrëmshme, mes të cilëve ka edhe persona me precedentë penalë, ndërsa disa prej tyre kanë patur edhe konflikte të mëhershme me viktimën.

Backa u qëllua me 16 plumba, por pavarësisht se u dërgua menjëherë drejt spitalit, nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Dyshohet se për këtë atentat mafioz të kenë qenë 5 persona. Më pas ata janë larguar në drejtim të Vlorës dhe kanë djegur mjetin në afërsi të Bypass-it të Fierit. Brenda mjetit janë gjetur pjesërisht të djegur një kallashnikov dhe një pistoletë, që mendohet se janë përdorur për ekzekutimin e Demir Backës. Armët janë dërguar në laborator për ekzaminim. Gjithashtu në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 16 gëzhoja. Mendohet se autorët e kanë ruajtur prej ditësh Demir Backën, dhe e kanë vëzhguar para se të kryenin atentatin.

Demir Backa ishte pronar i lokal ‘Piazza’ , ku fillimisht mbeti i plagosur nga atentati dhe u dërgua në spitalin e Fierit, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Demir (Dem) Backa ishte vëllai i ish-anëtarit të bandës së Fierit i cili është vrarë në 1997-ën, Medi Backa, i njohur si Buc Backa. Buc Backa u vra në masakrën e Levanit, së bashku me 23 persona të tjerë. Janë bërë më shumë se 24 vite nga ngjarjet e tmerrshme të vitit 1997, ndërsa kjo masakër do të kujtohet si ngjarja kur u vranë 24 persona në vetëm 6 minuta.