MENU
klinika

Kujt i shkon më shumë?

Elhaida dhe Xhensila shfaqen me të njëjtën veshje

16.10.2021 - 13:24

Nuk janë të pakta rastet kur personazhet e njohur shfaqen me veshje të njëjta. Më të fundit, kanë qenë dy këngëtaret shumë të dashura nga publiku, Elhaida Dani dhe Xhensila Myrtezaj.

Ato kanë zgjedhur të dyja të njëjtën xhaketë, që në pjesën e përparme ka të hapur një zemër të qëndisur me gurë, e cila ekspozon edhe bustin. I vetmi ndryshim mes tyre është ngjyra, pasi Elhaida e ka në ngjyrën rozë, ndërsa Xhensila në të zezë.

E para ka qenë Elhaida që e ka veshur në klipin “Amore”, këngë e cila ishte pjesë e minialbumit “ZanIn” që këngëtarja e promovoi rreth një muaj më parë.

Ndërkohë, Xhensila ka publikuar vetëm pak më parë në llogarinë e saj në Instagram foto me këtë ‘look’, që po ashtu e ka përzgjedhur për projektin e ri muzikor.

“Gati gati, edhe pak”, ka shkruar këngëtarja referuar këngës, që do të jetë bashkëpunim me Ghetto Geasy dhe Majk