MENU
klinika

Nuk dorëzohen, mbretëreshat!

Elizabeta refuzon çmimin ”diskriminues”

20.10.2021 - 17:08

         Shkëlqesia e saj, mbretëresha Elizabetë II, e cila mbushi 95 vjeç prillin e kaluar, refuzoi me mirësjellje, por me vendosmëri një çmim që i ishte caktuar për arsye moshe, duke e bërë të qartë… se ajo nuk ndihej e moshuar.

Kjo u raportua nga revista “The Oldie”, një botim i rezervuar për të moshuarit, që çdo vit jep çmimin në fjalë, të titulluar “Oldie of the Year”, pra “E moshuara e vitit”.

Muajt ​​e fundit, menaxhmenti i revistës iu drejtua sovranes, përmes kanaleve të gjykatës, për ta pyetur me respekt nëse ishte e gatshme të pranonte çmimin, që u refuzua me një argumentim.

“Madhëria e saj beson se njeriu plaket kur do vetë, kështu që Mbretëresha nuk beson se i plotëson kriteret përkatëse që të pranojë çmimin dhe shpreson që të gjendet personi i denjë për këtë çmim”, – thuhej në letrën e ndihmësit të Mbretëreshës Elizabetë, dërguar revistës ”Oldie”.

Prandaj, Mbretëresha, e cila, ka kaluar gati 70 vjet në fron, nuk beson se ajo i plotëson kriteret “e parashikuara për marrjen e një çmimi dhe shpreson se do të gjejë një marrës më të përshtatshëm”.

Me sa duket, Mbretëresha Elizabetë II ndjek gjurmët e bashkëshortit, Princit Philip, i cili u nda nga jeta në prill të këtij viti, në moshën 99-vjeçare. Dhjetë vite më parë, atij iu dha i njëjti çmim, por edhe ai e refuzoi.

Marrësi i identifikuar në fund nga revista, është artistja e famshme franko-amerikane e kinemasë hollivudiane, Leslie Caron, e cila është 90 vjeçe, pesë më pak se Mbretëresha.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit