MENU
klinika

Mijëra ushtarë me “gishtin në këmbëz”

“Durimit tonë i erdhi fundi”, Erdogan paralajmëron luftë

15.10.2021 - 15:43

Presidenti Erdogan tha se do të reagonin në një formë tjetër ndaj grupeve të kurdëve në Siri, të cilat konsiderohen si terroriste nga Turqia. Gjatë fjalës së tij pasi doli nga falja e namazit të së premtes, Erdogan tha se Turqia do të përballet ndryshe tashmë me këto grupe, gjë që u përkthye si sinjali i një ndërhyrjeje tjetër të Turqisë në Siri.

“Siç e dini, jo vetëm në veri, porn ë të gjithë Sirinë operojnë këto grupe terroriste që mbështeten edhe nga koalicioni si edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me armë dhe mjete të tjera. Durimit tonë i ka adhur fundi dhe përpjekja jonë kundër tyre do të jetë ndryshe tashmë”, tha Erdogan përcjell “Hurriyet“.

Turqia mban 14 mijë trupa aktualisht në veri të Sirisë, të cilat janë të vendosura kryesisht përreth zonës së Idlibit, e konsideruar si bastioni i fundit i xhihadistëve që luftohen nga regjimi i Bashar al Asad dhe Rusia. Madje, analistë të ndryshëm të huaj dhe turq i kanë cilësuar forcat turke si mburoja të gjalla ndaj xhihadistëve në fjalë, pasi në mungesë të tyre trupat e Asadit dhe rusët do të kishin hyrë me kohë në Idlib, zonë e cila është populluar ndjeshëm gjatë viteve të fundit.

Nuk dihet nëse Turqia do të fusë trupa të reja në Siri, por fjalimi i Erdoganit paralajmëron për diçka të tillë dhe se lëvizje të ngjashme priten në zonë, nisur edhe nga fakti se Rusia po vijon bombardimin e grupeve të xhihadistëve që janë mbledhur në Idlib.

Njeriu i fuqishëm i BE-së

Kush është Manfred Weber?

Darka sekrete në vilën e presidentit të zgjedhur të SHB-ve

Trump “bën për vete” edhe themeluesin e Facebook?!

Presidenti amerikan cakton njeriun që duhet të ndalojë luftën

BE kërkon ndihmën e Trump për të “asgjësuar” Rusinë