MENU
klinika

Pak orë para Nobelit...

Ernaux, Atwood, apo Houellebecq, për letërsinë?

06.10.2021 - 18:21

        Janë orët e fundit të pritjes për njohjen, ditën e nesërme, me fituesit e Nobelit për Letërsinë 2021.

Ndër të preferuarit, edhe pse lista e ngushtë është e superkontrolluar, janë francezët Annie Ernaux dhe Michel Houellebecq, si edhe kanadezja Margaret Atwood.

Pas kufizimeve të vitit 2020 nga pandemia covid-19, që çuan në anulimin e ceremonisë së ndarjes së çmimeve më 10 dhjetor, ditën e përvjetorit të vdekjes së Alfred Nobelit, edhe këtë vit fituesit do t’i marrin çmimet në vendet e tyre të banimit, jo në Stokholm.

Ndoshta do të ishte perfekte për Bob Dylan, fitues i çmimit Nobel për Letërsi më 2016, i cili u largua nga ceremonia e dorëzimit në Stokholm “për angazhime të tjera” dhe ngriti shumë polemika.

Emrat, me rregullore si gjithmonë, janë shumë të fshehtë dhe mbetet një detyrë e pamundur të merret me mend emri i fituesit.

Zërat më këmbëngulës në vitin 2020 treguan për fitoren e një gruaje dhe ata e panë atë si duhet, por ishte e vështirë të imagjinohej se do të ishte poetja amerikane, Louise Gluck.

Haruki Murakami, i konsideruar prej vitesh si fitues i mundshëm, kuotohet ende i pari nga kompania britanike e basteve ”Ladbrokes”.

Menjëherë pas tij, vijnë Annie Ernaux, autore e romanit ”Ngjarja”, kanadezja Margaret Atwood, autorja e “Përrallës së shërbëtores”, poetja Anne Carson, por edhe Ludmila Ulitskaya dhe Maryse Condé.

Michel Houellebecq, autori i “Grimcave elementare”, është gjithashtu i kuotuar.

Në vorbullën e emrave, janë edhe Peter Nadas, Jon Fosse, Javier Marias, Don De Lillo, Edna O’Brien, Stephen King dhe Milan Kundera.

Pas skandaleve seksuale që shpërthyen në gjirin e akademisë përgjatë edicionit të 2018-ës, as për këtë vit nuk përjashtohen surprizat, që e kanë bashkëshoqëruar gjithmonë… Nobelin për Letërsinë.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit