MENU
klinika

Protestë për fidanët

Fermerët e Beratit: Domatet u kalbën pa u pjekur, na mashtruan!

01.10.2021 - 13:23

Fermerët e Beratit protestojnë ditën e sotme për fidanët e domateve, pasi sipas tyre janë kalbur pa u pjekur dhe rritur.

Personat që u kanë shitur fidanët i kanë mashtruar sipas fermerëve, të cilët kanë marrë edhe kredi për t’i blerë.

“Ne kemi problem të madh jemi në prag falimenti, jemi të falimentuar, kam marrë mbi 20 mln kredi, fidani që kemi marrë çahet”, tha një fermer.

“As sistem rrënjor, e vola, u hodh poshtë, do ishte shitur të paktën 60-70 kuintal.”

“Ne këtu e kemi marrë nuk e dimë se nga vjen, nuk ka sistem rrënjë, nuk hedh rrënjë. “

“Ja shikoje se çfarë rreze ka, ne nuk kemi faj, ta dëgjojë mirë ai i farishtes, mos të lozin me djersën tonë.”

“Nuk është shitur se nuk është rritur, ka rënë në tokë. Ne kërkojmë që Ministria e Bujqësisë të ndërhyjë urgjentisht që të shikojë zanafillën e farës se nga vjen. Unë kam marrë 3 mln kredi. Ca ti jap kredisë, familja ime çfarë të hajë. Të paktën 2-3 kile e gjysmë duhet të nxjerrë një fidan. Ja nuk ka sistem rrënjor. Nuk e kishim provuar, por na mashtruan“, tha një fermer tjetër.