21.10.2021 - 07:40
“Big Brother VIP” çdo ditë na përball me rrëfime të konkurrentëve që ndajnë histori shumë personale me njëri-tjetrin. Fifi deri tani ka rrëfyer shumë të pathëna nga jeta personale por edhe jeta si artiste. Disa detaje intime ajo ka ndarë edhe mbrëmjen e djeshme pas mbarimit të spektaklit.
Fifi ka diskutuar me disa prej banorëve marrëdhënia e saj të fundit të dashurisë, për të cilën tha se e ka dëmtuar psikologjikisht. Në bisedë e sipër, këngëtarja ka treguar se ish-i dashuri i kishte bërë një kërkesë mjaft të vështirë që të linte muzikën. Po ashtu, ajo ka thënë se nëna e tij nuk e donte pasi ishte vajzë nga fshati.
“Kam pirë diazepan dhe qetësues të shumtë”, ka pohuar Fifi.