MENU
klinika

Ka tejkaluar suksesin e “No Time To Die”

Filmi kinez që tregon fitoren ndaj amerikanëve

13.10.2021 - 10:40

Padyshim që filmi i ri për James Bond, agjentin sekret më të njohur dhe jetë gjatë në botë, i quajtur No Time To Die (Nuk ka kohë për të vdekur), ka korrur suksesin e pritur në javën e tij të parë në kinematë botërore.

No Time to Die Reviews – Metacritic

Por pothuajse 120 milionë dollarët e arkëtuar gjatë javës së parë nuk përbëjnë aspak një rekord, nga momenti që një tjetër film, me një prejardhje të pazakontë, po tejkalon gjithë konkurrentët.

Bëhet fjalë për “Betejën e liqenit Changjin”, një film i financuar nga qeveria kineze që ka arkëtuar sipas autoriteteve kineze rreth 203 milionë dollarë vetëm në shtatë ditët e para, ku përllogaritet se rreth 25 milionë persona e kanë parë tashmë.

Në fakt, jashtë kufijve kinezë, janë të shumtë ata që mendojnë se kinezët janë detyruar ta shohin filmin, për të cilin është dashur 5 vjet përgatitje dhe 200 milionë dollarë nga buxheti tërësisht shtetëror.

The Battle at Lake Changjin – DNEG

Në fakt, filmi që zgjat rreth 3 orë dhe ka pjesëmarrjen e disa prej aktorëve më të vlerësuar kinezë, është një celebrim i historisë së Kinës komuniste, por ndoshta edhe një mesazh jo aq i fshehur për rivalin amerikan.

Beteja në fjalë është në fakt një nga episodet e pakta ku Kina mund të mburret se në fushëbetejë ka zmbrapsur forca amerikane. Në vitin 1950, një muaj pas fillimit të luftës së Koresë, rreth 120 mijë forca kineze sulmuan rreth 30 mijë trupa formalisht nën Kombet e Bashkuara, ku në pjesën më të madhe ishin përfaqësuar nga ushtarë amerikanë. Pasuan rreth 17 ditë beteje të ashpër, ku bilanci i viktimave ende diskutohet, por që nga të dy palët kalon dhjetëra mijëra vdekje.

Në filmin propagandues, vrasjet në masë të amerikanëve padyshim nuk mungojnë, ashtu si shpalosja e virtyteve të ushtarëve kinezë.

Kritika për filmin nuk ekziston në vend, madje vetë Partia Komuniste i ka cilësuar kritikët si tradhtarë të vlerave dhe unitetit kinez. Artikulli në një website kinez që kishte shprehur disa mospëlqime për efektet speciale, u zhduk me shpejtësi.

Vetë “Gazeta e Popullit” kineze pranoi se pas filmit ekziston një sfond që kujton marrëdhëniet e sotme SHBA-Kinë, dhe se “populli kinez nuk ka më pasur dhe as do të ketë kurrë frikë nga Shtetet e Bashkuara”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Teatri Eksperimental ''Kujtim Spahivogli''

”Boeing-Boeing” rivjen në këtë janar