MENU
klinika

Premier League, Java 8

Firmino tripletë dhe asist, Liverpool merr kreun

16.10.2021 - 15:23

Pas dy barazimeve radhazi, Liverpool është rikthyer te fitorja, duke triumfuar bindshëm 5-0 në transfertë ndaj Watford. Një sukses që i ngjit të kuqtë në vendin e parë, duke shpresuar që rivalët të gabojnë.

Miqtë nga Liverpool thuajse e zgjidhën që në pjesën e parë. Mane hapi serinë e golave që në minutën e 9-të, ndërsa Firmino dyfishoi në të 37’, duke e mbyllur fraksionin e parë 0-2.

Gjithsesi, të besuarit e Klopp nuk e ndalën ritmin edhe në pjesën e dytë. Në 52’, Firmino shënon dopietën personale dhe të tretin për ekipin. Pas dy minutash braziliani do të jepte edhe asistin e golit të katërt, shënuar nga Salah.

Në minutën e parë shtesë është sërish Firmino që lë gjurmë, duke shënuar golin e tretë personal dhe të pestin për ekipin. Ndeshja fantastike për brazilianin, që merr topin në shtëpi. Mbyllet 0-5.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN