MENU
klinika

Këngëtarja habit me deklaratën

Fjolla Morina do t’i futet politikës?

18.10.2021 - 07:45

Qytetarët e Kosovës sot vendosin për kryetarët e ardhshëm të komunave dhe për përfaqësuesit e tyre në Kuvendet Komunale. Përveç qytetarëve, edhe disa prej emrave të njohur të estradës, kanë kryer detyrimin e tyre qytetar në këto zgjedhje, duke votuar dhe duke e ndarë momentin edhe në rrjetet sociale.

Këngëtarja Fjolla Morina ka votuar në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë, dhe pas votimit, në një prononcim për mediat, këngëtarja tha se e ka kryer obligimin e saj qytetare dhe shpreson që Kosova të bëhet një shtet më i fortë se Shqipëria.

Mirëpo, po vetë a ka menduar ndonjëherë t’i futet politikës?

 “Ka raste që e kam menduar, por më mirë jo”, tha Fjolla, duke mos e përjashtuar mundësinë për në një moment tjetër. “Ndoshta mundet me ndodhë ndonjëherë më vonë, pse jo”, ka thënë ajo.

Ndërkohë, vetëm pak javë më parë, Fjolla Morina fitoi lirinë, pas refuzimit të vendimit për ekstradimin e saj në Shqipëri. Tanimë, këngëtarja duket se i është rikthyer rrjedhës normale në jetën e saj, si dhe rrjeteve sociale.