MENU
klinika

Nations League

Franca përmbys përsëri dhe rrëmben trofeun

10.10.2021 - 22:41

Një tjetër përmbysje e Francës pas asaj që bëri ndaj Belgjikës. “Gjelat” përmbysën në finale kësaj here Spanjën, duke fituar 2-1 dhe fituar kështu trofeun e Ligës së Kombeve.

Pjesa e parë ishte e luftuar, me Benzema që humbi një rast të pastër. Por edhe spanjollët ushtruan presion. Gjithsesi, u mbyll pa gola frkasioni i parë.

Iberikët gjetën golin me Oyarzabal në 64’ pasi Upamecano gaboi në mbulimin e tij (ishte edhe pak pozicion i dyshimtë). Por pas 2 minutash erdhi eurogoli i Benzema, që me një goditje të harkuar e ka cuar topin aty ku gishtat e Simon kanë arritur, por nuk e kanë ndalur dot.

Në minutën e 80-të, francezët përmbysin me Mbappe. Theo Hernadez pason për kampionin e botës dhe nuk fal. Mbyllet 1-2 për Francën, që tregon edhe njëherë tjetër forcën e saj, duke triumfuar në sesionin e dytë të Nations League (i pari u fitua nga Portugalia).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN