MENU
klinika

Gjeneral Piro Ahmetaj

“Fundi i udhëtimit të lavdishëm të Gjeneral Colin Powell” !

19.10.2021 - 12:31

Dje, u ndal përgjithmonë udhëtimi i Gjeneralit të lavdishëm amerikan Colin Powell.

Jo vetëm SHBA, por Evropa dhe bota mbarë humbëm një strateg dhe shtetar të lavdishëm, që mbas Gjeneralit & Presidentit Eisenhower më 9 Maj 1945, nënëshkroi lavdinë e një epoke pa ngyra raciale, shëmbjen e traktatit të Varshavës dhe zgjerimin e sigurisë kolektive mbas 1990 !

Shqipërisë, Kosovës, NATOs dhe në institucioneve të sigurisë globale do të mbetet i skalitur përjetësisht vizioni dhe madhështia e Gjeneralit të SHBA!

Një strateg idhull dhe një Gjeneral me 5 yje, që do të ndriçojë përjetësisht komunitetet e sigurisë dhe diplomacisë globale!

Nuk gjej dot fjalet e duhura të përshkuaj dhimbjen, nderimin por dhe privilegjin të edukohem dhe frymëzohem nga epoka e Hirësisë së Tij Gjeneral* Colin Powell

U prehësh në paqen për të cilën kontribuat si rrallkush sa Ju Gjeneral të USA!

përulësisht, Piro Ahmetaj