MENU
klinika

Njoftimi i klubit

Futbolli shkodran në zi, ndahet nga jeta ikona e viteve 60’

28.10.2021 - 14:25

Futbolli shqiptar, veçanërisht ai shkodran, është në zi sot. Ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare një nga emrat e shquar të ekipit të futbollit të Vllaznisë në vitet 1960, Nikoll Gjergji.

Këtë lajm e ka bërë publike vetë klubi i Vllaznisë me anë të një postimi në profilin e tyre të rrjetit social “Facebook” duke shprehur ngushëllimet për familjen Gjergji dhe duke treguar se kjo është një humbje e madhe për klubin shkodran:

“NGUSHËLLIM

Është ndarë nga jeta në moshën 80 vjeçare një nga emrat e shquar të Klubit të Futbollit Vllaznia në vitet ’60, Nikoll Gjergji.

Klubi i Futbollit Vllaznia i shpreh ngushëllimet e tij familjes Gjergji për humbjen e njeriut të tyre të dashur por njëkohësisht kjo është një humbje e madhe edhe për klubin tonë. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Drejtoi Shqipërinë në vitet 2000

Ndahet nga jeta ish-trajneri i Kombëtares