MENU
klinika

Çifti i famshëm

Georgina dhe Ronaldo ndajnë risinë e fundit

28.10.2021 - 17:07

“Dëshira ime për mëmësinë është më e fortë se çdo gjë. Shpresoj të kem më shumë fëmijë”, – tha Georgina Rodríguez në një intervistë të publikuar në revistën “HOLA”, në tetor 2020. Pikërisht një vit më vonë, modelja është gati ta bëjë realitet ëndrrën e saj.

Tani Georgina është shtatzënë dhe pret një fëmijë tjetër me Cristiano Ronaldon. Influencuesja dhe futbollisti tashmë janë prindër të një familjeje të madhe me katër fëmijë: Cristiano Ronaldo Jr., i lindur në vitin 2010, binjakët Eva dhe Mateo, si dhe Alana Martina, e cila erdhi në jetë më 2017.

Në fakt, të dy bashkë kanë këtë të fundit dhe beben që pritet të vijë në këtë botë, ndërsa tre të tjerëve nuk iu dihet mëmësia. Kjo ka qenë një zgjedhje e vetë yllit portugez. Mësohet se partnerja e pesë herë fituesit të “Topit të Artë” është shtatzënë, saktësisht në javën e dymbëdhjetë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN