MENU
klinika

Mbrojtësi poston foton pas operacionit

Gjimshiti: Sonte do të bëj tifo nga shtëpia

12.10.2021 - 12:34

Berat Gjimshiti do të jetë mungesa e madhe e Kombëtares shqiptare ndaj Polonisë. Mbrojtësi i Atalantës u dëmtua në krah në ndeshjen ku Shqipëria arriti një fitore historike 0-1 në stadiumin “Puskas Arena” kundër Hungarisë.

Nëpërmjet një postimi në profilin e tij të rrjetit social “Instagram”, Gjimshiti ka postuar një foto duke shkruajtur se operacioni rezultoi me sukses dhe se ka falënderime për mbështetjen e të gjithëve ditët e fundit.

“Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen në ditët e fundit. Operacioni ishte i suksesshëm dhe do kthehem sa më shpejt në fushë. Sonte do të bëj tifo nga shtëpia dhe i uroj shumë fat shokëve të skuadrës” – shkruan Gjimshiti në Instagram.