MENU
klinika

I katërti për këtë sezon

Gol në 90’, sulmuesi kuqezi i jep fitoren ekipit

23.10.2021 - 19:33

Jo vetëm Armando Broja shënoi ditën e sotme. Ish-partneri i tij në sulmin e Shpresave, Giacomo Vrioni, ka lënë pas problemet fizike dhe tani ka filluar të kthehet përsëri vendimtar për ekipin e Tirolit në kampionatin austriak, ku është huazuar nga Juventus.

Vrioni e nisi ndeshjen e sotme ndaj Admira në transfertë si zëvendësues, duke u aktivizuar në minutën e 61-të të kësaj sfide. Ai shtoi menjëherë rrezikshmërinë e skuadrës së Tirol me tentativat drejt portës, ndërsa në fund të ndeshjes arriti të shënonte golin vendimtar.

Në minutën e 90’, Vrioni mori përsipër goditjen e një penalltie, duke qenë i saktë para portës, për të sigluar golin e 1-0 që largoi Tirolin nga fundi i tabelës së klasifikimit.

Ky është goli i 4-t në këtë sezon në Austri për Vrionin, i cili ka luajtur vetëm 8 ndeshje deri tani si pasojë e dëmtimeve që pësoi në startin e edicionit. Gjithsesi, jo keq për numrin e golave, teksa Reja e ka harruar fare, duke mos e grumbulluar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN